Linda Halimi, brenda shtëpisë së “BBVK 2”, ka akuzuar një tjetër artist për ngacmim. Ndoshta ty s’ta priste mendja, por ka akuzuar Ledri Vulën!
“Ledri më ka shkruar në Snapchat për bashkëpunim. Pse duhet të flasim në Snap për bashkëpunim?”, tha ajo, duke nënkuptuar se është ngacmim.
Linda gjithashtu ka akuzuar edhe Bleron se e ka ftuar në dhomën e hotelit disa vite më parë. Ajo tha se kur ka qenë i martuar me ish-bashkëshorten, Teuta Krasniqin, Blero e ka çuar në hotelin ku qëndronte këngëtarja dhe i ka kërkuar të shkonte te dhoma e saj e hotelit, për të pirë një gotë verë.
“Kur kam punuar në emisionin e Teuta Krasniqit, Blero më ka sjellë te hoteli ku rrija pas xhirimeve dhe si burrë i martuar, insistoi të vijë lart te dhoma e hotelit me mua. E mban mend shumë mirë ti. Më ke thënë: “A mundemi të pimë nga një gotë verë e të rrimë te dhoma e hotelit?”. Është e vërtetë, të betohem në Zot”, këmbënguli ajo.
Gjithashtu, Linda tha edhe se Blero e ka ngacmuar edhe brenda shtëpisë së “BBVK 2”.
“Ka ardhur në shtrat me mua dhe Ganinë me të brendshme. Edhe ka thënë: “Nuk guxon askush të të flasë sepse jam unë këtu. Unë t’i heq bateritë. Hajde, flasim, rrimë e flemë këtu”, aludoi Linda.
Blero ka reaguar dhe i ka i mohuar kategorikisht akuzat. Ai u shpreh se Linda nuk bën pjesë në shijet e tij, as tani dhe as më parë.
Sa i përket situatës te dhoma e gjumit, Blero e cilësoi situatën “rrëmujë koti”.
Për akuzat e Lindës ka reaguar edhe partnerja e këngëtarit, përmes një postimi në Instastory:
“Kam dy fjalë për Lindën: “Shihe me sy dhe s’është për ty”. Jo, po bëj shaka…Shikoje burrin tim pa frikë, e di që hera e fundit që ke parë diçka kaq të bukur ka qenë 12 vite më parë. Ai është thjesht seksi, nuk ka faj Linda!”.
Por nëse mendon se mbaron me kaq, na lejo të të themi se jo. Ajo tha se Domenik, një prej banorëve që iu bashkua shtëpisë së famshme, i kishte shkruar në rrjetet sociale para se të hynin në “BBVK 2”.
Por, më pas, e kuptoi se e kishte ngatërruar me dikë tjetër dhe i kërkoi ndjesë, duke thënë se gjithnjë ka pasur respekt për të. “Gjithnjë kam pasur respekt për ty. Nuk kam mendim të keq për ty. Atë natë të kam ngatërruar me dikë tjetër. Të kërkoj falje përsëri. E kam pranuar fajin, e kam shpjeguar edhe në prime që më vjen keq”.
Linda gjithashtu mendon se Azemi (i cili prej kohësh duket se ka një pëlqim të madh për Albën), në fakt ka ndjenja për Lindën.
“Unë mendoj se Azemi ka ndjenja për mua, nga mënyra se si më sheh gjithë kohën. Është njëfarë tensioni”, tha ajo, duke shtuar se ai e sheh me minuta të tëra.
Nuk e di ç’po ndodh, por e gjithë bota paska një pëlqim për Linda Halimin.