Ndërkohë që vajzat vazhdojnë të bëjnë provat e tyre të përditshme, duket se kanë dëshirë të bëjnë edhe disa “thashetheme”, duke u tallur me jurinë e “Dancing”.
Spektakli i “Dancing with the Stars” këtë të premte, pritet të sjellë surpriza në skenë, ku të gjithë konkurrentët do të kryejnë “sfidën e partnerit”.
Javën e kaluar, kryetarit të jurisë, Ilir Shaqirit, iu dha mundësia të zgjedhë çiftet e reja, duke nisur nga më i votuari te më pak i votuari.
Për këtë sfidë, Ina dhe Joana do të kërcejën së bashku dhe duket dyshja po e shijon këtë eksperiencë pasi në një intervistë të dhënë së fundmi, Ina është shprehur se me Joanën, finalja do ishte e garantuar.
Ndërkohë që vajzat vazhdojnë të bëjnë provat e tyre të përditshme, duket se kanë dëshirë të bëjnë edhe disa “thashetheme”, duke u tallur me jurinë e “Dancing”.
“Iliri është profesori i Kimisë ose matematikës”, nis të thotë Ina. “Po është ora e matematikës dhe ti i thua që profesor kemi provat e 28-29 Nëntorit dhe ai thotë që do hyni ndonjëherë në klasë ju, do bëni ndonjëherë mësim?”, thotë Joana.
“Ndërsa Valbona është e Fiskëlturës meqë ka qenë gjimaste por është nga ato që meqë ti i ke të gjitha dhjeta, ajo ta vendos 9 për të prishur mesataren”
“Olta është mësuese e vizatimit. Eshtë tipike nga ato mësueset që e ka burrin e pasur dhe vjen me canta të shtrenjta dhe nuk e di për cfarë po punon”
“Ndërsa Lori është si zysha e letërsisë që sado do të lexosh, ajo do teknikë”