Kim Kardashian është cilësuar si një nga “Burrat e Vitit 2023” nga GQ dhe njerëzit ishin jo pak konfuzë.
Çdo vit, revista e njohur zgjedh individë të fushave të ndryshme si kultura, argëtimi, moda dhe sporti, të cilët e kanë bërë vitin 2023 një vit për t’u mbajtur mend.
Në fotot e kopertinës, Kim shfaqet me një kostum të viteve ’80 dhe patatina Cheetos. Pas publikimit, njerëzit shkruan në rrjete sociale komente si: “Çfarë po ndodh? Kjo nuk ka kuptim?”, “Ajo është një burrë? Më bëtë lëmsh”, “E keni seriozisht?” etj.
Nga ana tjetër, pati edhe komente që vlerësuan zgjedhjen e GQ. “Ajo duket shumë më mirë se ju burrat e tjerë,” tha dikush. “Ajo ka më shumë para se gjithë burrat në listë,” shtoi një i radhës.
Një nga arsyet kryesore që Kardashian ka të ngjarë të jetë zgjedhur është fakti që ajo do të nxjerrë në treg veshjet për meshkuj nga marka e saj SKIMS. SKIMS nisi një marrëveshje të rëndësishme, pasi u zgjodh si partneri zyrtar për veshjet e brendshme të lojtarëve të NBA.