Ky test ka marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale, madje në TikTok po kthehet në një trend viral, pasi hashtagu #birdtest ka marrë miliona shikime. Teoritë e këtij testi vlerësojnë jetëgjatësinë e marrëdhënies suaj dhe faktin se sa e shëndetshme është ajo.
Çfarë është “testi i zogjve”?
Në kuptimin e parë të fjalës, ky test lidhet me faktin se si do të reagojë partneri/ja në momentin që ju i tregoni një zog, pra ju shihni reagimin e tij/saj.
Nëse ata përfshihen në këtë situatë dhe pyesin “Si erdhi ky zog?” apo “Kush e solli?”, pra duan të dinë më shumë dhe kanë interes për të, ka një shans të mirë që të jeni në një lidhje të fortë dhe afatgjatë/ Nëse ai/ajo nuk shfaq asnjë kujdes dhe nuk bën asnjë përpjekje për t’u përfshirë në këtë situatë, marrëdhënia supozohet të jetë më pak e shëndetshme.
Si funksionon “testi i zogjve”? Testi i zogjve thotë se nëse thua diçka që mund të konsiderohet e parëndësishme dhe partneri/ja përgjigjet me kuriozitet, kjo është një shenjë vërtet e mirë që marrëdhënia juaj do të zgjasë shumë.
Por, nëse nuk shfaqni interes rreth një bisede, le të themi për qukapikun (ju nuk keni asnjë njohuri), por thoni “S’e kam idenë, por mund të kërkojmë bashkë!”, kjo është një shenjë që tregon se ka shpresë për ju si çift.
E nëse njeriu juaj i zemrës rri pa përgjigje dhe nuk shfaq interes, atëherë ju si çift nuk keni të ardhme bashkë.
Pra, të përpiqesh t’i japësh më shumë vëmendje dhe fokus partnerit/es është një praktikë që ia vlen dhe ndihmon në ekuilibrimin e raportit në çift.
Burimi: Today