Ndarja është padyshim e vështirë, ama, në shumë raste, ka momente specifike kur njerëzit e kuptojnë se duhet t’i japin fund një raporti. Ne, në llogarinë e Anabel në Instagram, pyetëm pikërisht njerëzit se cili ishte ky çast dhe na u përgjigjën kështu:
“Kur luante bixhoz dhe gënjente. Jo vetëm që nuk e pranonte, por më thoshte edhe “mosbesuese”.
“Kur po fliste në FaceTime me dashnoren, ndërkohë që unë isha me të në krevat”.
“Kur zbulova mashtrimet dhe manipulimet. Kishim 15 vite bashkë”.
“Kur kuptova që ishte martuar gjatë periudhës që ishte i lidhur me mua”.
“Kur kishte 4 vjet që nuk kryenim marrëdhënie seksuale”.
“Kur më shkroi dikush me shumë lekë”.
“Kur nuk kisha më gëzime, por vetëm lot”.
“Kur më vuri duart në fyt para familjarëve të tij dhe askush nuk bëri asgjë, përkundrazi”.
“Kur filloi të ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj meje dhe fëmijëve dhe djali më tha se ishte faji im sepse s’e denoncoja”.
“Kur u bëra indiferente ndaj tij”.
“Kur 2 ditë para se të lindja fëmijën e dytë, la gjithë kursimet e 10 viteve në poker”.
“Kur mendoja për dikë tjetër teksa bëja seks me të”.
“Kur më tradhtoi me shoqen time”.
“Kur më përsëriti të njëjtat fjali si gjithmonë teksa më kërkonte falje”.
“Kur lidhja u bë monotone dhe u kthye si detyrim, jo si dëshirë”.
“Kur i kishim shtëpitë 5 minuta larg dhe takoheshim një herë në 3 javë”.
“Kur duhet të faktoja me foto/video në çdo moment ku dhe me kë isha”.
“Kur më tha: “Për fëmijën vendos unë”. Isha shtatzënë. Fëmijën e humba, por rigjeta veten”.
“Kur nisi ta trajtonte fëmijën tonë si mua. Ishte fundi! Zero tolerancë!”.
“Kur bënte reagime ‘pfff’ sapo hapte telefonin kur e merrja me video call”.
“Kur i bëra vetes pyetjen: “E do apo jo?”.
“Kur nuk e mohonte që flirtonte me vajza të tjera, përkundrazi, i pëlqente dhe argëtohej me këtë”.
“Kur nuk po njihja më veten”.
“Kur ndalova së e dashuri dhe në lidhjen time, u ktheva në një spektatore”.
“Kur kuptova se i bënte vetë gjërat për të cilat më bënte moral mua”.
“Kur më ofendoi, më shihte duke qarë dhe s’i interesonte fare”.
“Kur më tradhtonte disa herë me të njëjtin person”.
“Kur i dedikonte gjithë kohën fesë. E harroi që kishte detyrime dhe duhej të më përkushtohej edhe mua”.
“Se kuptova që isha e zonja dhe ai ishte i padobishëm për mua”.
“Kur vinte në shtëpi në 6 të mëngjesit dhe zgjohej në 4 pasdite. Kjo ndodhi disa herë rresht, për disa muaj”.
“Kur ndihesha si e përdhunuar. S’e di si e kam përballuar atë periudhë”.
“Kur kuptova se kisha humbur veten dhe po shkoja drejt vetëvrasjes”.
“Kur nisi të më shkruante shumë shkurt: “Ok”, “Mirë” dhe mesazhet m’i vononte 1-2 orë”.