Ju kemi thënë se grija do të jetë ngjyra e vitit, madje më shumë se e zeza. Nëse mendoni se kjo nuancë është e trishtë, madje monotone, e keni gabim!
Në sfilatat për prurjet e reja të sezonit 2023/2024, kjo ngjyrë dominoi si një qasje për të gjitha gocat që admirojnë elegancën dhe klasin në pamjen e tyre. Një prej artikujve që nuk duhet të mungojë në gardërobë duhet të jetë pulovra gri, e cila nëse vishet në mënyrën e duhur, me një fund të gjatë dhe me qëndisje për një “stil zonjash” apo me pantallona oversize për një look më casual, ju do të dukeni yll!
Ja tetë mënyrat që ju duhen për kombinimin perfekt gjatë muajve të ftohtë të dimrit me versionin e pulovrës më të besuar për të gjitha ju!
#1 Spilë për të zbukuruar pamjen
#2 E përdorni pulovrën në vend të shallit
#3 E veshur me një minifund për në mbrëmje
#4 Në vend të jelekut
#5 E kombinuar me një rrip të madh në mes
#6 Me krahët e zbuluar
#7 Me streçe
#8 Si bluzë polo + këmishë
Burimi: Vogue