Grupi i Shtatë vendeve kryesore të industrializuara dhe BE-ja po shqyrtojnë një propozim për të përdorur asetet e ngrira të bankës qendrore ruse me vlerë më shumë se 250 miliardë dollarë si kolateral, sipas një raporti të Bloomberg News të 4 shkurtit duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje për të financuar rindërtimin e Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
Sipas propozimit, aleatët e Ukrainës mund të shesin borxhin për të ndihmuar në rindërtimin e vendit. Asetet e ngrira do të përdoren si kolateral.
Përkrahësit argumentojnë se nëse konflikti do të zgjidhej sipas ligjit ndërkombëtar, Rusia do të duhej të paguante për dëmin që shkaktoi. Nëse Rusia refuzon, mund të bëhen pretendime për asetet e ngrira, thanë avokatët./RFE/