Tayna, e ftuar në “Nacionale” me Burim Pacollin, u shpreh se marrëdhënia e saj me Dafinën u prish për shkak të palëve të treta, të cilat kanë thënë gjëra të pavërteta për të dyja vajzat.
“Unë nuk e di dhe besoj që as pala tjetër s’e di. Njerëzit përreth flasin shumë. Më kanë folur mua, i kanë folur asaj për mua dhe nuk e di as vetë (se ç’ka ndodhur). Unë mendoj që e kam tejkaluar dhe mendoj se edhe pala tjetër e ka tejkaluar (krisjen e marrëdhënies). Gabimi im është se kam qenë e re dhe s’i kam logjikuar shumë gjëra dhe s’e kam menduar shumë thellë”, u shpreh Tayna.
Megjithatë, duket se Dafina s’e ka pritur shumë mirë deklaratën e reperes. Në grupin e saj në Instagram, ku komunikon me ndjekësit e saj, Dafina u shpreh:
“Hmmm…E keqja është kur ia bën një të mirë dikujt dhe ta kthen pas një kohe shumë të shkurtër me të keqe. Ti? S’e di pse? Ç’ka ndodhur? Pse ty? Kur ti ç’ke bërë? Për të mbrojtur atë njeri te njerëzit e tjerë që janë munduar të të poshtërojnë.
S’ka ndodhur kurrë që të “prishem” unë me dikë për shkak të një “keqkuptimi” ose “fjalë të njerëzve përreth”. S’jemi 10 vjeç, por +25-30 vjeç”, duke thënë se nëse do të ishte një keqkuptim, do ta kishin folur dhe do ta kishin kaluar situatën.
“Fjalë nga njerëzit e tjerë? S’kam unë njerëz përreth që merren me thashetheme. Nuk fiton kur do të marrësh vëmendje duke “tentuar” të poshtërosh dikë që të ka ndihmuar. Paqe”.
Tayna, duket se e ka parë screenshot-in që ka qarkulluar vërdallë dhe ka reaguar në Threads, duke u shprehur: “Të gjithë e dime se kush e ka ndihmuar kë në atë kohë. Mjaft u bëre deluzionale, shko shërohu dhe mos më bëj të shkoj tek ajo pikë”.
Vajzat kanë pasur marrëdhënie të mira dhe një bashkëpunim të suksesshëm, të titulluar “Bye Bye”. Më pas, marrëdhënia e tyre u kris dhe artistet nisën kunjat për njëra-tjetrën.