Festimet e natës së ndërrimit të viteve, mund të jenë thjesht e vetëm një kujtim për shumëkënd, por jo për Cardi B. Në një seri fotosh të publikuara në Instagram, veç thonjve në formë stiletto, që dukeshin edhe më joshës me bazën rozë dhe majat në versionin french plot shkëlqim, reperja zbuloi dhe një tjetër detaj nga festimet që këtë herë ka lidhje me portretin e saj: vetullat!
E veshur me një fustan të ngushtë me prerje dhe rripa sipër pëlhurës, Cardi B kombinoi veshjen me taka të zeza me platformë dhe vathë kryq argjendi. Por, detaji më tërheqës në tërësinë e pamjes së këngëtares ishte grimi i guximshëm dhe vetullat supeeer të holla.
Ajo hoqi dorë nga vetullat e plota dhe të trasha, për të zgjedhur versionin e atyre super të hollave me laps. E kujtoni besojmë, momentin e shkëlqimit të këtij trendi në vitet ’90 ku shumë goca të famshme zgjodhën vetullat e holla për një super ndryshim.
Cardi Bduket se ka eksperimentuar duke rikthyer këtë tendencë vintage të vetullave, të cilën e kanë eksploruar edhe yje të tjerë si Julia Fox dhe Laverne Cox.
Burimi: Bustle