Të gatshëm për të thjeshtuar dhe digjitalizuar përvojën e çdo klienti të ri dhe atij ekzistues One Albania ka prezantuar shërbimin e saj ONE eSIM. Ky shërbim shënon një hap përpara në përmirësimin e përvojës për klientët tanë dhe është i aksesueshëm në çdo dyqan One Albania.
Çfarë është eSim?
eSIM (Embedded Subscriber Identity Module), është një teknologji e re që zëvendëson kartën tradicionale fizike SIM me një çip të vendosur direkt në harduerin e pajisjes. Gjenerata e ardhshme e teknologjisë së kartës SIM siguron aktivizimin e një plani tarifor celular, pa pasur nevojë për kartën SIM fizike.
Kjo teknologji mundëson një sërë përfitimesh për klientin, nga komoditeti e deri te siguria dhe impakti në mjedis.
Ky shërbim ofrohet për të gjithë klientët në katër hapa të thjeshtë:
1. Klientët mund të vizitojë çdo dyqan të ONE për të filluar procesin.
2. Punonjësi i shërbimit regjistron klientin dhe siguron kuponin eSim.
3. Duke përdorur celularin, klienti skanon kodin QR në kuponin fizik.
4. Profili eSIM shkarkohet dhe aktivizohet në telefonin celular të klientit dhe është gati për t’u përdorur.
Shërbimi eSIM me cilësinë më të lartë ofruar nga One Albania përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në përmirësimin e përvojës së klientit duke, ofruar komoditet, fleksibilitet, siguri teksa përdoruesit përjetojnë të ardhmen e teknologjisë celulare me One eSIM.