Ambasadori rus Aleksandar Bocan Harçenko tha se Serbia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për mos-vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe se bashkëpunimi i Serbisë në fushën e litiumit me Bashkimin Evropian nuk është pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve të Rusisë me Serbinë.
“Nuk kam dëgjuar kurrë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq ndonjë qëndrim të dyshimtë që do të na bënte të mendojmë se një ndryshim në politikën serbe është i mundur. Mendoj se kështu do të mbetet”, ka thënë Harçenko ku u pyet nëse Serbia do të ndërrojë mendje për sanksione ndaj Rusisë.
Ai vazhdoi të thoshte se Rusia dhe Serbia e vazhdojnë punën e përbashkët në shumë fusha.
“Ne vazhdojmë të punojmë së bashku për realizimin e projekteve tona, duhet pranuar në kushte të vështira, por po shkojmë hap pas hapi, ka edhe negociata për sipërmarrje të reja”.
Harçenko tha se beson “fuqishëm se Serbia do të mbajë të njëjtin pozicion në kushtet aktuale të vështira”.
I pyetur për Memorandumin ndërmjet BE-së dhe Serbisë për lëndët e para kritike, ai u përgjigj se “ne ndjekim atë që është kyçe dhe kjo është sigurisht një nga temat kyçe në jetën ekonomike, politike dhe të brendshme politike”.
“Teza të tilla për një lloj kthese në Serbi vijnë nga ata që e përdorin atë memorandum dhe temën e litiumit për qëllime politike. Sa i përket aspektit mjedisor, presidenti Vuçiq tha se Serbisë nuk do të ketë dëm. Kam krijuar përshtypjen se qasja e Presidentit dhe e Qeverisë për këtë çështje është shumë serioze”, tha Harçenko.
Serbia dhe Bashkimi Evropian kanë bërë një marrëveshje mbi mihjen e litiumin nga një minierë në Serbi. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz udhëtoi drejt Beogradit për të dakorduar këtë marrëveshje dhe atje se “litiumi është po aq i rëndësishëm sa nafta dikur”.
Bashkimi Evropian është duke tentuar të zvogëlojë varësinë ndaj importeve të Kinës, derisa Gjermania është prodhuesja më e madhe e makinave elektrike në Evropë, të cilat funksionojnë me bateri të litiumit.
Përparësia e Kinës në teknologjinë e baterive shihet si një kërcënim për sektorin e veturave në Gjermani
Megjithatë, Serbia është një aleate e Kinës e cila po synon të shtrijë ndikimin e saj në Evropë përmës vendeve si Serbia e Hungaria./The Geopost/