Ndihmësi i presidentit të Rusisë dhe presidenti i Kolegjit Detar të Federatës Ruse, Nikolai Petrushev hodhi akuza kundër Perëndimit, duke dezinformuar se shërbimet e huaja të inteligjencës po organizojnë sulme terroriste në territorin rus.
Patrushev tha:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj po përpiqen të pengojnë hyrjen e vendit tonë në burimet e Oqeanit Botëror, të privojnë ose kufizojnë aftësinë tonë për të përdorur komunikime të rëndësishme të trafikut detar,” tha Patrushev në takimin e parë të Kolegjiumit Detar, sipas RIA Novosti.
Sipas fjalëve të tij, prania detare e vendeve perëndimore është rritur në zonat kyçe të Oqeanit Botëror në ujërat menjëherë ngjitur me territorin rus.
“Shërbimet e huaja të inteligjencës po organizojnë akte terroriste në territorin e vendit tonë të drejtuara kundër infrastrukturës detare me rëndësi strategjike. Ndalimi i anijeve ruse, vendosja e sanksioneve dytësore ndaj kompanive që kryejnë transport në interes të vendit tonë, pezullimi i dërgesës e pajisjeve të anijeve dhe ndërtimi i anijeve ruse në linjat e huaja – e gjithë kjo krijon kërcënime të rëndësishme për sigurinë e Rusisë”.
Analiza:
Nuk ka asnjë informacion publik ose raporte zyrtare që konfirmojnë ekzistencën e sulmeve të tilla në infrastrukturën detare ruse. Akuzat e bëra nga Patrusev bazohen në retorikë politike propagandistike, pa fakte të forta për të mbështetur pretendimet e zyrtarëve rusë.
Prania e vendeve perëndimore në ujërat ndërkombëtare, duke përfshirë ujërat afër territorit rus, nuk është e paligjshme dhe shpesh zbatohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS). Këto aktivitete ushtarake janë pjesë e patrullimeve të rregullta dhe stërvitjeve ushtarake dhe nuk përbëjnë një bllokadë të paligjshme ose përpjekje për t’i mohuar Rusisë hyrjen në Oqeanin Botëror.
Patrushev deklaroi gjithashtu se vendet perëndimore përdorin masa dhe sanksione ekonomike për të kërcënuar aktivitetin ekonomik detar të Rusisë. Megjithatë, këto sanksione nuk kanë të bëjnë me sulme terroriste, por janë pjesë e presionit gjeopolitik nga vendet perëndimore në përgjigje të lëvizjeve të politikës së jashtme ruse, si aneksimi i Krimesë dhe aktivitetet ushtarake në Ukrainë. Këto masa kanë karakter ekonomik dhe politik dhe nuk kanë për qëllim shkatërrimin fizik të infrastrukturës ruse./G-Venhari -The Geopost/