Është organizuar në Barcelonë “Mobile World Congress”, i cili ka mbledhur bashkë operatorët lider në botë në rrjetin e lëvizsshëm, prodhuesit dhe furnizuesit e internetit, për tëndarë arritjet e tyre më të fundit enxitur frymën e bashkëpunimit me partnerët e sektorit. Vodafone ka një vend të rëndësishëm në këtë kongres, ku është i pranishëm me katër stenda dhe po ekspozon inovacionet e tij në përputhje me temën “Progres Përmes Teknologjisë”. Përpos kësaj, CEO e Vodafone, Margherita Della Valle, ishte njëra nga tre folëset kryesore në çelje të eventit.
Në njërën nga katër stendatnë kongresin që po vizitohet nga qindra mijëra vizitorë, Vodafone me krenari po prezanton konceptin e “rrjeteve mësmart”, duke treguar se si po tejkalon çdo kufi performance e po siguron lidhje të pandërprera për bizneset dhe individët.
Në një stendë tjetër promovohet “Fuqizimi i bizneseve”, ku kompania lider e teknologjisë dhe komunikimit në Shqipëri zbulon zgjidhje inovatore të dizajnuara për t’i shtyrë drejt suksesit të gjitha llojet e bizneseve, qofshin të vogla, të mesme apo të mëdha.
Tematika e stendës së tretë është “Kapërcimi i Hendekut Digjital”, kuflitet rrethdëshmisë dhe përjetimit në vetë të parëtë asaj se si teknologjia mund të shërbejë si një urë lidhëse për komunitetet në gjithë globin, duke ngushtuar hendekun digjital.
Ndërkohë, në stendën “Zbulimii së Ardhmes”, po në kuadër tëtematikëssëVodafone në kongresin “Progres Përmes Teknologjisë”, vizitorët ponjihen me teknologjitëtëcilat po revolucionarizojnë jetën tonë.
CEO e Vodafone, Margherita Della Valle, u bashkua me kolegët e kompanive të tjera lider në teknologjinë e komunikimit, për të theksuar sërish sfidat në sektor, si korniza komplekse rregullatore në Evropë, qëata besojnë se po bëhet pengesë për inovacionin dhe po dëmton konkurrencën me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.
Della Valle e vuri theksin te rëndësia e bashkëpunimit global dhe “qeverisja e drejtë” për maksimalizimin e potencialit të 5G-së nëpërmjet nismave si “Porta e Hapur” (Open Gateaway). Kjo, beson Della Valle, do t’i fuqizojë zhvilluesit t’i japin formë një të ardhmeje më të ndritur.
Me hyrjen e 5G-së në “epokën industriale të internetit”makinat, softuerët dhe sensorët e ndërlidhur do të përshpejtojnë rritjen ekonomike.Inteligjenca Artificiale, me potencialin e saj tëpakufizuar, janëfokusi kryesor në kongresin e këtij viti në Barcelonë, ku sigurishtVodafone, si një operator lider në teknologjinë e komunikacionit, nuk mund të mungonte kurrsesi.


