Andrea Toska, i riu shqiptar që kohët e fundit tërhoqi vëmendjen e publikut pasi arriti të zbulonte një defekt të rëndësishëm në telefonat Samsung, ishte i ftuar në episodin e parë të podcastit ‘Apostrof nga Bjorn Runa’.
Gjatë bisedës, Andrea ndau më shumë detaje për defektin që ai zbuloi dhe rrugën që ndoqi për të raportuar këtë problem te kompania. Pasi Samsung e vlerësoi për kontributin e tij, Andrea theksoi se ky moment ishte një hap i rëndësishëm, që e bën të ndihet edhe më i motivuar për të eksploruar më tej mundësitë që ofron teknologjia.
Përveç këtij zbulimi, Andrea foli për pasionin e tij të hershëm për teknologjinë, duke zbuluar se ai kishte nisur të eksploronte këtë fushë që në moshën e re. Ai ndau gjithashtu një prej projekteve të tij të para: një aplikacion të bazuar në inteligjencën artificiale, të cilin ai arriti ta ndërtonte kur ishte vetëm 12 vjeç.
Në këtë episod, ai flet edhe me ato aspekte të teknologjisë që e shqetësojnë, siç është edhe inteligjenca artificiale dhe përdorimi në rritje i saj, ndërsa tregoi edhe për dëshirat dhe ëndrrat që ai ka për të krijuar një platformë lojrash, që do të ofronte mundësi për zhvillimin e lojërave inovative dhe përfshirjen e krijuesve të rinj.

