Një teknologji e re interneti, e cila mund të përmirësojëndjeshëm eksperiencën e internetit në shtëpi për klientët, veçanërisht kur luajnë lojëra apo bëjnë videotelefonata, është testuar me sukses nga Vodafone dhe Nokia.
Duke përdorur një imitim të teknologjisë së lidhjes së internetit me fibër optike (fibre-to-the-home, ndryshe FTTH) në vend të një linje të ngarkuar Wi-Fi për të siguruar internet në një laptop standard, dy kompanitë arritën të përshpejtonin kohën e përgjigjes gjatë lidhjes me një faqe interneti, që njihet si latency(vonesë), nga 550 milisekonda (0.55 sekonda)në12 milisekonda (0.012 sekonda),duke ruajtur shpejtësinë e internetit. Latencyu reduktua në vetëm 1.05 milisekonda (0.00105 sekonda) kur në vend tëWi-Fi u përdor kabulli “ethernet”.
Latencyprej 100 milisekondash e sipër, e cila mendohet se është e barabartë me një pulitje syri, mund të shkaktojë një ngadalësim të dukshëm gjatë lojërave elektronike ose gjatë një videotelefonate.Në testin e parë të këtij llojinë laboratorin e Vodafone në Newbury, Mbretëri e Bashkuar,gjatë të cilit u përdorën të gjithë elementët e një rrjeti broadband fibër, Vodafone dhe laboratori kërkimor i Nokia-s, Nokia Bell Labsarritën të provoninpërfitimet e një standardi të ri interneti, të quajtur L4S,në kalimin në sasi të mëdha të të dhënave (trafiku i klientëve) dhe një latency të ulët.
Teknologjia L4S, e sjellë për herë të parë nga Nokia Bell Labs, do të thotë“Low Latency, Low Loss, and Scalablethroughput”, pra qarkullim të dhënash me “Vonesëtë ulët, Humbje të ulët e tëshkallëzuar). Mbështetur nga organizmi kryesor i standardeve të internetit Internet Engineering Task Force (IETF), kjo teknologji trajton vonesat në radhë, të cilat janë një burim i rëndësishëm i vonesës maksimale në internet dhe armiku më i madh i lojtarëve të fiksuar të lojërave elektronike (gamers). Vonesa ndodh kur paketat e të dhënave presin kot në buffers në të gjithë rrjetin, për shembull në ruter e modem, përpara se të përcillen në destinacionin e tyre.
Gavin Young, kreu i Fixed Access Centre of Excellence (Qendra e Përsosmërisë së Aksesit Fiks) në Vodafone shprehet: “Si ofruesi kryesor i brezit të gjerë, Vodafone synon t’u sigurojë klientëve një shërbim më të shpejtë, më të përgjegjshëm e të besueshëm, pa vonesa edhe gjatë orëve të pikut. L4S është një teknologji emocionuese, me potencial të madh për të arritur këtë qëllim dhe për të ofruar një përvojë më interaktive e prekëse në internet për klientët tanë.”
Teksa testet e Vodafone dhe Nokia Bell Labsu kryen duke përdorur Rrjetin Optik Pasiv (Passive Optical Network, PON), teknologjinë themelore për shërbimet e fibrave me brez të gjerë në shtëpi, L4S gjithashtu mund të përdoret për çdo lidhje aksesi, celulare apo fikse. Mund të aplikohet për çdo aplikacion ku latency (vonesa) është jetike, si për shembull, kirurgjia në distancë, automjetet autonome të lidhura dhe fabrikat inteligjente që përforcojnë Internetin Industrial.
Këto rezultate tejet inkurajuese tregojnë se L4S do të çlirojë çdo aplikacion i cili përdoret në kohë reale e që normalisht kufizohet nga një latency e lartë. Videokonferencat, lojërat në cloud, realiteti i shtuar (augmented reality) e madje edhe komandimi në distancë i dronëve do të funksiononin në mënyrë të përsosur në internet sikur të mos ekzistonin vonesat e konsiderueshme. Prandaj kjo teknologji, ku Vodafone ka dhënë kontributin e saj, është një lajm i shkëlqyer në një botë gjithmonë e më të varur nga ndërlidhja dhe interneti cilësor, i shpejtë dhe i pandërprerë.

