Kate Moss dhe vajza e saj, Lila janë shfaqur së bashku në kopertinën e revistës britanike “Vogue”.
Kate Moss dhe vajza e saj, Lila janë shfaqur së bashku në kopertinën e revistës britanike “Vogue”. Nënë e bijë janë shfaqur gjithashtu në revistan italiane “Vogue”, por gjithësesi ky është debutimi në kopertinën britanke.
Kate 49-vjeçe dhe vajza e saj 21-vjeçe, kishin kombinuar veshjet e tyre me bluzë dhe kapele të bardhë.
Dy modelet i kishitn stiluar flokët e tyre bionde me onde, ndërkohë që kishin vendosur një makijazh të lehtë në fytyrë.
Kate Moss ka folur për stilin e jetës së vajzës së saj në krahasim me jetën e saj në fillim të të 20-ave. Moss u shpreh se vajza, tashmë ka shtëpinë e saj në Nju Jork, pavarësisht se është shumë e re sipas mendimit të saj.
“Tani ndjej sikur kisha jetuar disa jetë në moshën e Lila. Kisha udhëtuar rreth botës. Kisha një të dashur serioz dhe më pas gjeta një tjetër. Ndërsa në disa situata, Lila duket me e madhe se sa dukesha unë rreth të 20-ave”.
“Të shoh atë që ndërton karrierën e saj si modele, më kthen pas në kohë në vitet 90′ kur u nisa të punoja por e di që gjërat do të jetë ndryshe për të. Ajo e kupton mirë se kur duhet të thotë jo, ndryshe nga çfarë kam bërë unë dhe ajo ka njerëzit e duhur rreth saj, jam siguruar mirë për atë”.