Lista e revistës “GQ” për Meshkujt e Vitit ka krijuar një debat të ashpër në lidhje me numrin e femrave që janë përfshirë, ku disa pretendojnë se kjo zgjedhje është e turpshme.
Lista e revistës “GQ” për Meshkujt e Vitit ka krijuar një debat të ashpër në lidhje me numrin e femrave që janë përfshirë, ku disa pretendojnë se kjo zgjedhje është e turpshme.
Të mërkurën në mbrëmje, u zbulua numri i ri i revistës “GQ”, në një ceremoni të organizuar në Londër, ku shumë të ftuar morën pjesë për të zbuluar listën e fortë të fituesve nga viti 2023.
Revista nuk e ka specifikuar aspak gjininë e personave që gjendet në listë, por ka dhënë vetëm detaje që në “GQ Men of the Year” do jetë të gjithë ata personazhe publik që ja kanë dalë në botën e artit, modës dhe sportit, që e kanë bërë vitin 2023 të paharrueshëm.
Në një prej kopertinave ishte përzgjedhur Kim Kardashian, e cila krijoi shumë konfuzion në rrjet, ku shumica prisnin që në kopërtinë të ishte një mashkull.
Pavarësisht se shfaqet e veshur si mashkull, kjo nuk i ka shpëtuar komenteve të shumta në rrjetin social “Twitter”.
Një përdorues i këtij rrjeti social, shkruan: “E turpshme, gratë nuk duhet të marrin titujt e meshkujve. Meshkujt janë të suksesshëm dhe meritojnë cmimin e tyre. GQ është një revistë koti“.
“Kultura popullore po tallet pa pushim me burrat dhe po nënvlerëson patriarkalitetin. GQ duke e emëruar Kim Kardashian si “mashkulli i vitit” është vetëm shembulli i fundit…“
“Burrat portretizohen si të dobët dhe qesharak, ndërsa gratë lavdërohen. Ky ndryshim kulturor është shpëlarje truri dhe… Burrat po dominojnë sportet e grave dhe po fitojnë konkurset e bukurisë femërore dhe Kim Kardashian u emërua Mashkulli i Vitit nga revista GQ…“
“Kohë të çuditshme dhe të pazakonta në të cilat po jetojmë… Si e ka fituar Kim Kardashian titullin mashkulli e vitit në GQ?! Unë kurrë nuk do ta kuptoj pse disa gra janë burra kaq te keqinj. Të qenit femër ka edhe privilegjet e veta“.