“Love Island Albania” krijoi disa çifte të qëndrueshëm, disa të tjerë u ndanë dhe të tjerë që ndezën thashethemet se i kanë dhënë fund raportit. Një ndër çiftet që bënin pjesë në grupimin e fundit, ishin Amadea dhe Haris, të cilët ngritën aludimet se ishin ndarë, pasi fshinë fotot nga rrjetet sociale dhe Haris shkoi në Angli.
Por, duket se nuk ka vend për panik dhe as për thashetheme, pasi vetë Amadea ka publikuar në Instagram një foto me partnerin e saj Haris, ku shihen në qejf, duke kërcyer dhe duken më të lumtur se kurrë.
Postimin e ka shoqëruar me disa emoji: një duke qeshur, me një gotë verë, një shishe shampanjë dhe një zemër të kuqe, ndaj mund të themi se janë “drunk in love”.
Nëse je kurioz/e se ç’po ndodh me çiftet e tjera, ja ku e ke një përmbledhje: