Yjet e muzikës rikrijuan foton virale të yjeve të futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duke luajtur shah.
Drake dhe J. Cole konkurruan kundër njëri-tjetrit në shah, ping-pong dhe basketboll në videoklipin e ri për “First Person Shooter”, i cili u publikua ditën e djeshme. Yjet e muzikës rikrijuan foton virale të yjeve të futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi duke luajtur shah, e cila u fotografua nga Annie Leibovitz një vit më parë si pjesë e partneritetit të tyre me “Louis Vuitton”.
37-vjeçari kanadez dhe artisti me origjinë gjermane publikuan fillimisht bashkëpunimin e tyre hit që arriti vendin e parë të “US Billboard Hot 100 No. 1”, më 6 tetor nga albumi i tetë në studio i Drake, “For All the Dogs”. Nga ana tjetër në platformën e YouTube kënga e tyre më e re në më pak se 24 orë ka arritur rreth 3,1 milion shikime.
“First Person Shooter” u drejtua nga Gibson Hazard, i cili më parë drejtonte video për Lil Uzi Vert, Metro Boomin dhe Lil Nas X. Videoja muzikore filloi me Brian Baumgartner, i njohur për rolin e Kevin Malone në serialin sitcom të NBC “The Office” 2005–2013. 50-vjeçari më pas mori një telefonatë nga CEO, i cili doli të ishte Drake dhe J. Cole duke luajtur ping-pong në një zyrë e cila më pas u shndërrua në një stadium.