GQ
Travis Scott ka folur për tragjedinë fatale që ndodhi në koncertin e tij Astroworld, ku 10 persona ndërruan jetë dhe qindra të tjerë u lënduan pas kaosit që përfshiu turmën, për shkak të tejmbushjes së ambientit ku po zhvillohej koncerti.
Ngjarja kaotike ndodhi më 5 nëntor 2021 në Teksas dhe reperi u përball me kritika të shumta. Ai ka folur për ngjarjen në një intervistë për GQ, duke thënë se fansat ishin si familja e tij.
“Mendoj gjithmonë për të (ngjarjen). Ata fansa ishin si familja ime. Ti ndihesh keq për ata persona dhe për familjet e tyre”, u shpreh Scott. Ai tregoi se tragjedia ndikoi edhe në kreativitetin e tij në krijimin e albumit “Utopia”, duke shtuar se iu deshën shumë muaj për t’u rikhtyer në muzikë.
Në këngën e tij “My Eyes”, ai i referohet specifikisht tragjedisë dukë thënë: “Kjo është një barrë konstante, të cilën ju e mbani dhe e dini/ Dhe (është) thjesht vizioni në sytë e mi”.
“Kënga është emocionale për mua. Është një prej të preferuarat nga albumi dhe ky varg ka shumë domethënie për mua”, u shpreh ai, duke vijuar: “Edhe unë ndiej dhimbje, kam shqetësime, gjëra për të cilat mendoj në përditshmëri. Mundohem të gjej ndryshimin te gjërat, të bëj gjëra më të mira, të përmirësoj veten”, tha ai.
GQ
Pas tragjedisë së Astroworld, reperi u kritikua shumë sepse nuk e ndaloi koncertin. Ai, tha në dhjetor 2021 se nuk dëgjoi asnjë britmë dhe në fakt, e ndërpreu disa herë shfaqjen për t’u siguruar nëse fansat ishin të sigurt.
Ai madje u përball me shumë padi nga familjarët, por më 29 qershor të këtij viti, gjykata e Teksasit vendosi që të mos gjykohej, duke thënë se nuk ishte përgjegjës për atë që ndodhi.