E ke parasysh kur ke një zakon nga i cili thjesht nuk heq dot dorë? E kanë parasysh edhe ndjekësit e Anabel, të cilët i pyetëm dje për zakonin e tyre dhe na dhanë këto përgjigje:
Të prish lekë.
Të ha haribo.
Të mos kërkoj falje.
Të bëj seks çdo ditë.
Të rri vetëm.
Të pi kafe.
Të ha çokollatë pas vakteve.
Të lyej flokët. I kam bërë copë-copë.
Të bëj shopping.
Të blej online.
Të pi pije energjike.
Të lë përgjysmë punët që nis.
Të fle.
Të ha thonjtë.
Të rri kot në telefon.
Të shkoj në fallxhore.
Të kafshoj kutikulat e thonjve.
Të ‘overthink’.
Të bëj palestër.
Të shoh ç’bëjnë njerëzit nëpër rrjetet sociale.
Të pi marijuanë.
Të ha bukë.
Të zgjohem vonë.
Të konsumoj kripën.
Të pi cigare.
Të zihem me burrin.
T’i kontrolloj burrit telefonin.
Të ha akull.
Të ngacmoj puçrrat.
Të ha patatina.
Të bëj punë shtëpie pothuajse çdo ditë.
Të shkoj me vonesë kudo.
Të blej vazo me lule.
Instagram-i.
Të shoh serialet koreane.
Të blej atlete.
Të blej lodra që kushtojnë shtrenjtë për djalin.
Të pi IQOS.
Të ankohem.
Të flirtoj me kë më del para.
Të takohem me ish-in.
Të pi ujë me limon.
Të pi alkool.
Të ha gjëra të pashëndetshme.
Të kujdesem për të tjerët.
Të ha groshë dhe turshi.
Të flas më shumë seç duhet.