Disa medikamente të zakonshme – duke përfshirë ilaçet kundër depresionit, ndihmesat për gjumin dhe qetësuesit e dhimbjeve – mund të zbehin aftësitë e ngasjes te të moshuarit, zbulon një studim i ri.
Shumë klasa të ndryshme medikamentesh janë lidhur me rrezikun e dëmtimit të drejtimit të automjetit, siç mund ta ketë marrë me mend kushdo që ka lexuar ndonjëherë paralajmërimin e etiketës “mos përdorni makineri të rënda”.
Por studimi i ri mori një qasje veçanërisht rigoroze për të hetuar këtë çështje – duke ndjekur të rriturit deri në 10 vjet dhe duke testuar aftësitë e tyre të vozitjes me teste vjetore rrugore. Dhe doli se ata që përdornin klasa të caktuara të barnave ishin në rrezik më të madh për të dështuar në testin rrugor në një moment.
Kur të moshuarit merrnin ose antidepresantë, qetësues/hipnotikë (ilaçe për gjumë) ose ilaçe anti-inflamatore jo-steroide (NSAIDs), ata kishin gati tre herë më shumë gjasa të merrnin një notë të dështuar ose “margjinale” sesa jo-përdoruesit.