Glynis Johns, aktorja e dashur britanike, e njohur për rolin e saj në filmin muzikal“Mary Poppins” (1964), ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare, nga shkaqe natyrale. Ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Los Angeles, konfirmoi menaxheri Mitch Clem.
Johns është një ndër ikonat e kinemasë, e cila ka fituar çmimin Tony në vitin 1973 për rolin e saj në “A Little Night Music” dhe në vitin 1960 është nominuar për çmimin Oscar për filmin “The Sundowners”.
Glynis ka pasur një karrierë shumë të pasur dhe i ka dhënë kinemasë plot 60 vite përkushtim. Roli i saj më i famshëm është pa dyshim ai i Winifred Banks në “Mary Poppins”, filmi që ndërthuri muzikën dhe fantazinë.
Glynis u bë e paharrueshme për njerëzit, sidomos për famijët, me talentin e saj fantastik, kapelen e saj, fustanin blu dhe dorezat e bardha. Filmi u nominua për 13 çmime Oscars dhe fitoi 5 prej tyre.
Ajo ka lindur më 5 tetor 1923 në Pretoria, Afrika e Veriut dhe është vajza e aktorit Mervyn Johns. Që prej fillimit, Glynis ishte një yll në rritje dhe në karrierën e saj ka fituar shumë çmime dhe është vlerësuar shumë nga kritika. Në vitin 1963, ajo ka luajtur në një serial komik për jetën e saj, me titullin “Glynis”.