E dini se kush ishte “Hilushi”?
Nën pseudonimet “Hilushi” dhe “Borizani”, Ernest Koliqi do të grishte lexuesin e viteve 1920-1940 me disa punime, që shënonin kulmin e prozës shqiptare.
Në profilin e tij shumëpërmasor, gjejmë anëtarin e shoqërive patriotike, shkrimtarin, gazetarin, përkthyesin, botuesin, mësuesin, drejtuesin e Institutit të Studimeve Shqiptare, funksionarin publik e politikanin.
Teza e tij e diplomimit, “Epika popullore shqiptare”, do të ndikonte tek ai edhe në krijimin e figuracioneve pasqyrues të jetës tonë, nga të cilat u frymëzuan vepra, si: “Hija e Maleve”, “Tregtar flamujsh” dhe “Pasqyrat e Narçizit”