Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur edhe njëherë kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës që të shtyjë implementimim e rregullores së re të BQK-së për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, shkruan The Geopost.
Në një adresim për media pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Hovenier tha se kjo do të ndikojë në cilësinë e partneritetit mes dy vendeve. Derisa shtoi se i përkrah përpjekjet për të shmangur krimet financiare.
“Kërkojmë që qeveria të jetë partnere me ne. Kjo do të ndikojë në cilësinë e parteritetit tonë. Ne kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve”, tha ai ndërkohë që shtoi se ShBA-të e mirëpresin vendimin e Kosovës për respektim të Kushtetutës së vendit porse beson se duhet të ketë periudhë edukuese për rregulloren e re të BQK-së.
Ndërsa nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media u bë e ditur se rregullorja nuk ka cak ndalimin e dinarit apo të ndonjë valute tjetër, por rregullimin bankar dhe financiar në vend.
Sipas komunikatës, kryeministri Albin Kurti në takimin me ambasadorët e QUINT-it tha se as situata në terren e as përmbajtja e rregullores nuk është ashtu si portretizohet nga Serbia.
Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve vartëse që të adresojnë në mënyrë të shpejtë çdo shqetësim të ngritur në mënyrë të shpejtë teksa theksoi që gjatë kësaj periudhe të tranzicionit, fokusi do të jetë informimi i bizneseve të cilat operojnë në dinar dhe në mënyrë të paformalizuar./The Geopost/