Një tjetër polemikë ka shpërthyer në “arenën” mbretërore, për një nga çështjet që duket elementare, po për të cilën të gjitha gratë kanë thuajse të njëjtën pyetje: Çfarë po ndodh me flokët e Kate Middleton?
Princesha e Uellsit shfaqet me flokë të bukur e plot shkëlqim në çdo dalje të sajën publike, edhe pas kaq shumë vitesh në qendër të vëmendjes, ndaj njerëzit po pyesin sesi është e mundur që ajo nuk ka kurrë një fije floku të çrregullt. Sigurisht, që Kate ka përfitimet e jetesës mbretërore ku ecjet në këmbë janë të pakta, pra flokët e saj janë shumë pak të ekspozuara ndaj faktorëve atmosferikë, por TikTok duket se ka një teori për këtë ose më mirë të themi disa teori.
“Përdor shumë llak flokësh,” ky është përfundimi në të cilin ka dalë Bekah, një parukiere dhe estetiste e njohur në TikTok për videot e saj të shkurtra, por shumë të ndjekura. Ajo bën postime kryesisht ekskluzive për flokët e Kate Middleton. Duke përdorur disa imazhe ku princesha shfaqet në një ditë me erë, Bekah thotë se pjesët anësore të flokëve të saj nuk lëvizin për shkak të sasisë të madhe të llakut që është përdorur.
“Duket si një paruke ose një model flokësh që ajo i mban gjatë gjithë kohës,” shkroi një komentues. “Ngjan sikur ajo mban kurorë ose kapëse në flokë”, shkruan një tjetër komentues. Por, sipas Bekah nëse ajo vendos një të tillë në flokë, e sigurt që ka paguar një shumë të majme.
Në një video tjetër në TikTok të Bekah-s, ku ajo “heton” për lajme skandaloze në lidhje me flokët e Kate, video e cila ka marrë mbi tre milionë shikime, në fokus ishin baluket e princeshës. Një kapëse plastike për më shumë volum në kokën mbretërore të Kate? Mund të jetë një tjetër motiv, sipas njerëzve të vëmendshëm ndaj pamjes së princeshës së Uellsit.
Sido që të jetë e vërteta, një gjë është e sigurt për Kate Middleton dhe jo vetëm për flokët: Ka vërtet diçka magjike në tërësinë e look-ut të saj.
Burimi: Glamour