British American Tobacco Albania (BAT) vazhdon të shtyjë kufijtë e novacionit me prezantimin e produktit të vet më të fundit, glo™️ Hyper Pro, në Shqipëri pas prezantimit në Kroaci, Itali, Poloni, Japoni dhe vende të tjera. Me afërsisht 9 milionë përdorues të moshës së rritur të produkteve të ngrohjes së duhanit glo™️ të BAT në mbarë botën, kjo pajisje u krijua për të përmirësuar në maksimum përvojën e ngrohjes së duhanit , përmes kombinimit të teknologjisë së përparuar me dizajnin elegant që përmbushin dëshirat dinamike të konsumatorëve modernë të moshës së rritur.
Karakteristika novatore për përvojë më të plotë
Në thelb të glo™️ Hyper Pro është teknologjia HeatBoost™, që ofron shije më të plotë dhe më shumë kënaqësi përmes temperaturave më të larta të ngrohjes. Kjo veçori është tepër e dobishme për përdoruesit e moshës së rritur që kërkojnë një profil të fortë shijeje, duke rritur përvojën e përgjithshme të përdorimit të produkteve të duhanit me ngrohje.
Pajisja vjen me një ekran LED EasyView™, një ndërfaqe e thjeshtë me plot informacion për gjendjen e pajisjes. Kjo përfshin jetëgjatësinë e baterisë, mënyrën e ngrohjes dhe tregues të tjerë të rëndësishëm, duke i siguruar përdoruesit të moshës së rritur të gjithë informacionin që u nevojitet me një shikim.
Një tipar dallues i glo™️ Hyper Pro është TasteSelect™ Dial, që i lejon përdoruesit të moshës së rritur të ndryshojë lehtë mes modaliteteve Standard dhe Boost. Kjo mundësi personalizimi i lejon përdoruesit të moshës së rritur të përshtatë përvojën e vet sipas shijes, duke ofruar kontroll si për përdoruesit e rinj edhe ata me përvojë.
Për më tepër, glo™️ Hyper Pro është projektuar për komoditet dhe jetëgjatësi, me bateri që zgjat afërsisht 90 minuta dhe që lehtësisht do t’ju mjaftojë për të gjithë ditën. Pasi karikohet, konsumatorët e moshës së rritur mund ta përdorin pajisjen për 20 seanca, tre prej të cilave mund të jenë të njëpasnjëshme, duke e bërë atë ideale për përdorim të përditshëm pa nevojën e karikimit të herëpashershëm.
Dizajn elegant dhe ergonomik
Dizajni është element i fuqishëm dallues i glo™️ Hyper Pro. BAT-i garanton që pajisja jo vetem që është funksionale, por edhe estetikisht tërheqëse. Pajisja është e disponueshme në katër ngjyra: Black Obsidian, Black Ruby, Blu Lapis, dhe Purple Sapphire. Çdo variant ngjyrash është krijuar për të tërhequr një gamë të gjerë stilesh personale, duke e kthyer glo™️ Hyper Pro jo vetem në pajisje për ngrohjen e duhanit, por edhe në shprehje të stilit personal.
Dizajni ergonomik i glo™️ Hyper Pro siguron që pajisja të jetë e rehatshme, me material të lëmuar që rrit ndjesinë premium. Ky fokus në dizajn siguron që pajisja të jetë praktike për përdorim të përditshëm dhe mjaft elegante në pamje.
Angazhimi ndaj novacionit dhe produkteve me rrezik të reduktuar
Angazhimi i BAT ndaj novacionit dhe produkteve me rrezik të reduktuar* është i dukshëm në zhvillimin dhe prezantimin e glo™️ Hyper Pro. Shoqëria ka investuar vazhdimisht në kërkime dhe zhvillim për të krijuar produkte që plotësojnë standardet më të larta të sigurisë dhe performancës, duke ofruar një alternativë moderne ndaj duhanpirjes tradicionale që redukton ekspozimin ndaj kimikateve të dëmshme.
Prezantimi i glo™️ Hyper Pro shënon hap të rëndësishëm në strategjinë e BAT për të udhëhequr transformimin e industrisë së duhanit me produkte me cilësi të lartë dhe rrezik të reduktuar. Duke kombinuar teknologjinë e avancuar, thjeshtësinë dhe dizajnin elegant, BAT po përcakton standarde të reja në industri dhe përmbush kërkesat e konsumatorëve të moshës së rritur për alternativa më të mira dhe të këndshme.
*Bazuar në peshën e provave dhe duke supozuar tranzicion të plotë nga pirja e cigareve tradicionale. Këto produkte nuk janë pa rrezik dhe shkaktojnë varësi.