Përfaqësuesit e nivelit drejtues të BAT, një shoqëri kryesuese botërore me një gamë të gjerë produktesh duhani dhe nikotine, me aktivitet të fuqishëm tregtar në Shqipëri, prezantoi pajisjen e re glo™. Versioni më i fundit i saj, glo™ HYPER PRO, u prezantua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në prani të përfaqësuesve të kompanisë dhe medias.
Kjo pajisje është fjala e fundit e teknologjisë për ngrohjen e duhanit për përdoruesit e rritur të këtyre produkteve në Japoni, Itali, Kroaci, Serbi, Poloni dhe në vende të tjera.
Sipas të dhënave të disponueshme në faqen zyrtare të BAT, kjo shoqëri tregton mbi 200 marka në 200 tregje të ndryshme. BAT ka një staf prej mbi 46,000 personash në mbarë botën, me pika prodhimi në 48 vende.
BAT kontribuon ndaj ekonomisë së Shqipërisë
“BAT kontribuon ndjeshëm ndaj ekonomisë së Shqipërisë. Ne kemi mbulim në nivel kombëtar, me zyra të BAT, ku janë punësuar mbi 20 persona, dhe mbështesim një sërë pozicionesh pune të tjera në mënyrë të tërthortë nëpërmjet furnizuesve tanë vendas që përfshihen në pjesë të ndryshme të aktivitetit tonë.
Ne kontribuojmë me mesatarisht 5.5 miliardë lekë në vit në ekonominë shqiptare përmes taksave dhe detyrimeve të tjera. Si një ndër shoqëritë më të mëdha shumëkombëshe në nivel botëror, ne sigurojmë një nivel të lartë qeverisjeje korporate, kushte pune cilësore për punonjësit tanë, si dhe mundësi për zhvillim ndërkombëtar në karrierë brenda grupit tonë.
Për ne, qëndrueshmëria e biznesit është thelbësore. Prandaj, zbatojmë standardet më të larta në BAT për mbrojtjen e mjedisit edhe në Shqipëri, duke ulur emetimet e karbonit, riciklimin e pajisjeve elektronike dhe minimizimin e përdorimit të landfilleve. Të gjitha këto i masim në bazë vjetore dhe punojmë për t’i përmirësuar vazhdimisht.”, u shpreh Klodian Cici, Drejtor Shitjesh i BAT Albania.
Të gjitha kategoritë e produkteve pa tym
BAT ofron një gamë të gjerë produktesh dhe ka investuar për vite me radhë në zhvillimin e kategorive të reja me rrezik potencialisht të reduktuar*.
*Me prezantimin e pajisjes së re glo™ HYPER PRO, BAT është shoqëria e parë në industri që është e pranishme në tregun e Shqipërisë me të gjitha kategoritë e produkteve pa tym, si cigaret elektronike dhe qeset e nikotinës.
Sikurse u theksua gjatë ceremonisë në Tiranë, pajisja e re glo™ HYPER PRO, falë dizajnit modern dhe elegant, sjell një dimension të ri për përvojën e ngrohjes së duhanit.
Pajisja më e avancuar teknologjikisht
“Bëhet fjalë për pajisjen teknologjisë së fundit të BAT për ngrohjen e duhanit, që mundëson një përvojë të përmirësuar falë veçorive të saj. Pajisjet glo™ HYPER PRO janë të disponueshme në të gjithë Shqipërinë, në të gjitha pikat tona të shitjes. Ne besojmë se produktet e reja do t’i shërbejnë duhanpirësve në moshë madhore si një alternativë më pak e rrezikshme* se duhanpirja e zakonshme”, theksoi Klodian Cici.
Sashe Nikolovski, Drejtor i Përgjithshëm i BAT AlMaKo (Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë), theksoi se “ofrimi i alternativave të shumta të produkteve me rrezik të reduktuar* është thelbësor për përmbushjen e qëllimit të korporatës BAT, që konsiston në krijimin e një të Nesërmeje më të mirëTM duke shkuar drejt një bote pa tym duhani”.
Rrezik i reduktuar* për përdoruesit
Qëllimi strategjik i shoqërisë BAT është t’i kalojë duhanpirësit tradicionalë drejt produkteve alternative me rrezik të reduktuar* dhe të jetë një biznes kryesisht me produkte pa tym deri në vitin 2035.
“Të gjitha produktet tona të kategorive të reja kanë rrezik të reduktuar* për duhanpirësit e rritur. Kjo është provuar nëpërmjet studimeve shkencore të shumta dhe është pranuar edhe nga vende si Suedia, Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia, që ndjekin të njëjtën strategji. Po përparojmë me sukses drejt objektivave tona dhe jemi të fokusuar vetëm te e ardhmja”, përmbylli Nikolovski.
*Bazuar në rezultatet e marra dhe duke supozuar tranzicion të plotë nga pirja e cigareve tradicionale. Këto produkte nuk janë pa rrezik dhe shkaktojnë varësi.