Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka dezinformuar se Franca ishte përpjekur të vendoste “dialog” me Moskën për Ukrainën, por pa pjesëmarrjen e Kievit. Por ky pretendim që u hodh poshtë nga Parisi.
Çfarë deklaroi Lavrov?
“Do të përmbahem nga thellimi në specifika për të shmangur çdo papërgjegjshmëri. Në disa raste, përmes kanaleve konfidenciale, ne kemi marrë mesazhe nga homologët tanë francezë që ofrojnë ndihmë në vendosjen e një dialogu në lidhje me çështjen ukrainase, duke përjashtuar vetë Ukrainën. Kjo qasje bie ndesh me parimin e theksuar në mënyrë të përsëritur nga Perëndimi: “asnjë fjalë për Ukrainën pa Ukrainën”. Ne jemi të hapur për komunikim – jemi të përgatitur të dëgjojmë”.
Analiza:
Ministri i Jashtëm rus ka dezinformuar se Franca ka zhvilluar biseda të tilla. Franca e ka demantuar menjëherë një deklaratë të tillë. Një burim diplomatik francez i tha AFP-së: Autoritetet ruse janë mësuar të bëjnë komente të papërmbajtura që synojnë të shfrytëzojnë një luftë agresioni për të cilën ata mbajnë përgjegjësi të plotë. Siç ka përsëritur Franca që nga fillimi i luftës, i takon Ukrainës, vendit ndaj të cilit kryhet agresion, të përcaktojë kohën dhe kushtet në të cilat ata dëshirojnë të hyjnë në një proces negociator”.
Vendet perëndimore kanë bërë thirrje në vazhdimësi për një front të bashkuar në mbështetje të Ukrainës dhe kanë thënë vazhdimisht se asnjë vendim nuk mund të merret pa marrëveshjen e Ukrainës.
Lavrov gjithashtu nuk tha se kur kanë ndodhur këto thirrje dhe nuk zbuloi më shumë detaje rreth kontaktit të supozuar.
/The Geopost