Dani Alves do të dalë para gjykatës për t’u përballur me akuzat për sulmin seksual të dyshuar të një gruaje në një klub nate vitin e kaluar.
Sipas një gjykatësi spanjoll është bërë e ditur se futbollisti brazilian Dani Alves do të dalë para gjykatës për t’u përballur me akuzat për sulmin seksual të dyshuar të një gruaje në një klub nate vitin e kaluar. Gjykata me bazë në Barcelonë tha se një datë për seancat nuk është caktuar ende.
40-vjeçari Alves ka qenë në paraburgim që nga janari, kur ai u arrestua për sulmin e dyshuar të gruas në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor. Ai u padit nga një gjykatës hetues në muajin gusht. Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka mohuar çdo akuzë pavarësisht kësaj ka marrë një vëmendje shumë të madhe edhe reagimi i partneres së tij Joana, e cila para disa muajsh në një intervistë për gazetaren e Telecinco, Leticia Requejo tha se:
Unë nuk dua të di asgjë për Danin. Unë them, lëre Dani të bëjë, zhbëjë dhe thotë çfarë të dojë.
Ajo ishte e mërzitur sepse ndjeu se, edhe një herë, qendra e vëmendjes ishte e gjitha mbi të. Por tani, modelja vendosi të tërhiqej.
Unë nuk thashë që dua të qëndroj larg tij. Thjesht thashë se nuk më intereson çfarë thonë mediat. Dua të iki nga kjo, jo nga ai. Unë do të jem pranë tij, një marrëdhënie është një gjë, por ai është familja ime. Kemi kaluar tetë vjet së bashku, kështu që unë do të jem pranë tij. Më pëlqen apo jo. Mos flisni më për jetët e të tjerëve.
Alves fitoi 42 tituj futbolli, duke përfshirë tre Champions League me Barcelonën dhe dy ‘Copa Americas’ me Brazilin. Ai luajti në Kupën e tij të tretë të Botës vitin e kaluar në Katar.