Ajo që ka qenë gjithashtu një surprizë, është fakti se artistja nuk e kishte zbuluar kurrë identietin e personit që gjendet përkrah saj dhe që është babai i vajzës së saj, Melody.
Mariza Ikonomi ka suprizuar të gjithë ditën e sotme, me lajmin se është bërë nënë për herë të parë. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj zyrtar në Instagram, këngëtarja ka publikuar dy fotografi, bashkangjitur të cilave ka shkruar: “Dhe vjen një ditë që Zoti Të dhuron gjithë Botën dhe ta vendos atë në duart e tua! Melodia e jetës sime ! Melody Ikonomi Greço! Blendi Greço më dhe gjithë forcën dhe gëzimin e kësaj bote! Të dua ”,
Nga ana tjetër ajo që ka qenë gjithashtu një surprizë, është fakti se artistja nuk e kishte zbuluar kurrë identietin e personit që gjendet përkrah saj dhe që është babai i vajzës së saj, Melody.
Vitin e kaluar, këngëtarja zbuloi se po shijonte një lidhje dashurie, duke mos dhënë më shumë detaje rreth partnerit të saj. Gjithçka që ajo zbuloi në atë kohë, ishte fakti që e kishte njohur të dashurin e saj, në një natë me yje teksa gjendej në plazh.
Por ditën e sotme, Mariza ka publikuar emrin e partnerit të saj, i cili quhet Blendi Greço. Me një kërkim të thjesht në Instagram, Bledi nuk është pjesë e muzikës por pasioni i tij i madh mesa duket nga postimet e tij, është natyra.
Sikurse edhe Mariza, Bledi nuk ka asnjë postim në profilin e tij, ku të shihet së bashku me këngëtaren e njohur.