Që kur mori vendimin për të prerë flokët në fillim të këtij viti, Hailey Bieber e bëri prerjen Bob kryefjalën e stilit.
Gjatë fundjavës, ajo mori pjesë në eventin Baby2Baby Gala në Hollywood duke rikthyer një modelet më magjepsëse të flokëve, Bob me onde. Valëzimet e jashtme në formë S-ëje siç i quajnë parukierët, janë një qasje e vjetër dhe e njohur e VIP-ave, por që Hailey e bëri më moderne me flokët e saj të shkurtër.
Modeli Bob i saj nuk është kurrë pa efektin e shkëlqimit si pasqyrë, kështu që për t’u siguruar që keni përfituar plotësisht versionin e Hailey Bieber-it, përfshini në rutinën e kujdesit për flokët, trajtime hidratuese dhe shampo që japin shkëlqim.
Për të plotësuar në tërësi look-un, grimierja Mary Phillips shtoi edhe tendencën e grimit latte, me një rimel të lehtë dhe tonalitete të nuancës manaferrë në faqe, pak buzëkuq në nuancë çokollatë në kumbull, perfekte për vjeshtë/dimër dhe gati për të shkëlqyer në çdo festë.