Netflix, çifti i famshëm ka zënë vend në zemrat e shumëkujt. Dokumentari me fokus në karrierën e futbollit të David, solli edhe një copëz nga jeta e Victoria-s, sidomos stërvitjen së saj.
Krahët e tonifikuar të Victoria-s që shfaqet në disa fushata marketingu të fundit mund të shpjegojnë interesin dhe pyetjet e shumë njerëzve se: cila është në fakt rutina e stërvitjes së saj.
Bobby Rich, trajneri personal i çiftit të famshëm zbulon disa sekrete të vogla.
“Ne stërvitemi me pesha rregullisht, prej katër-pesë vitesh,” thotë Rich. “Është sa mendore aq edhe fizike. Victoria e trajton stërvitjen si rutina e larjes së dhëmbëve, është diçka që ajo duhet ta bëjë dhe e përgatit veten për këtë. Është vetëm një pjesë e stilit të saj të jetesës. Unë i stërvit të dy, rreth pesë ditë në javë,” vijon trajneri.
Në ritualin e ushtrimeve që Victoria dhe David bëjnë përfshihen ushtrimet e forcës, të fuqisë dhe qëndrueshmërisë, ushtrimet kardiovaskulare dhe ato intensivet për tonifikimin e trupit.
Për Victoria-n, gjithçka ka të bëjë me stërvitjen me pesha, të cilën mund ta keni parë duke e bërë edhe në Instagram. Ajo bën shumë punë me shtangat e dorës, ndërsa me ndihmën e instruktorit, kombinojnë lëvizjet nga ato funksionale te ato më komplekse.
Përveç stërvitjes, e rëndësishme është ajo që konsumoni! “Spinaq, pulë dhe një zgjim herët në pesë të mëngjesit janë të tjera sekrete që ndjekin në jetën e tyre çifti i famshëm, nga regjimi ushqimor te ai jetik.
Por, trajneri i tyre thotë që ju mund të zgjidhni model stërvitjeje që ju pëlqen që të shihni rezultatet e duhura.
Burimi: Vogue