Akrepi, kjo shenjë kaq misterioze dhe pasionante, shpesh keqkuptohet nga të tjerët. Ca e konsiderojnë arrogant, ca egoist, por mund të themi se s’e kanë fare idenë se çfarë thesari është realisht Akrepi.
Ndërkohë që kemi folur në një tjetër artikull për karakteristikat e Akrepit, të cilin e gjeni këtu, në këtë shkrim do të tregojmë disa situata që vetëm një Akrep i kupton.
Kur të gjithë planetet rreshtohen që ti të kryesh planin tënd të hakmarrjes, hehe
Akrepin thjesht mos e lëndo, sepse do vuash pasoja të rënda. Edhe nëse kjo shenjë as nuk përpiqet të marrë hak, universi punon gjithnjë në favor të tij. Karma në fakt është sinonimi për “Akrep”.
Të mos u tregosh miqve dhe të afërmve se prej disa kohësh po përballesh me sfida serioze
Po, ky është Akrepi. Po s’ia nxore me grep, harroje të t’i thotë problemet.
Kur lidhesh me dikë, mendon për t’u martuar, por çuditërisht nuk di t’i shprehësh ndjenjat
Frika më e madhe e Akrepit? Të jetë i ndjeshëm.
Sa herë që del nga shtëpia, mendon se je Brad Pitt/Megan Fox ose një i/e pastrehë
Për Akrepin thjesht nuk ka të mesme.
Ç’është shprehja “më fal”?
Edhe pse dyshojmë se do e kuptosh, sërish po ta shpjegojmë: “Më fal” është një shprehje që përdoret kur bën një gabim dhe do t’ia thuash tjetrit që të vjen vërtet keq që e lëndove. Përsërite pas nesh derisa ta fiksosh.
Të kesh miq prej vitesh dhe prapë të mos kesh besim tek ta
Duhet të paktën një shekull që Akrepi të të besojë.
Më mirë të të vrasin se të të bëjnë biseda boshe
“Po si je?”; “Me çfarë merreshe ti?”; “Kohë e bukur sot, apo jo?”. Po pra, torturë!
Artikuj të sugjeruar: