Këngëtarja Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë dhe lajmin e bukur e ka njoftuar në rrjetet sociale përmes një postimi.
“Dhe vjen një ditë që Zoti të dhuron gjithë botën dhe e vendos atë në duart e tua. Melodia e jetës e sime! Melody Ikonomi Greço,” kështu shkruan artistja në postim, krahas dy fotove që tregojnë Marizën me të bijën dhe një foto nga salla e lindjes.
Në fund, ajo falëndëron partnerin Bledi Greço duke shkruar: “Me dhe të gjithë forcën dhe gëzimin e kësaj bote! Të dua!”
Ne i urojmë jetë të gjatë vogëlushes, Melody!