Konsumimi për
një kohë të gjatë i acideve yndyrore omega -3, redukton rrezikun për vdekje të
parakohshme. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar nga Journal of
Internal Medicine. Peshku, omega-3 dhe zemra. Një treshe të cilën ne e njohim
mirë, sidomos për efektet mbrojtëse të këtij ushqimi në reduktimin e rrezikut
për sëmundje kardiovaskulare.
Por me sa duket
përfitimet shëndetësore nuk përfundojnë këtu, një studim i madh, i zhvilluar në
400 mijë persona, i publikuar nga Journal of Internal Medicine, zbuloi se
konsumimi i peshkut zgjat jetën, pavarësisht dozave, domethënë sa më shumë të
hash, aq më mirë është, duke reduktuar rrezikun për vdekjen e parakohshme për
shkaqe të ndryshme.
Peshku zgjat jetën
Sipas studimit,
shkencëtarët kanë përzgjedhur një kampion prej 420 mijë personash, aprovuar nga
Instituti i Revizionimit të studimeve të veçanta të Institutit Ndërkombëtar të
Kancerit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, -pjesë e së cilës janë bërë
persona të sëmurë nga sëmundje kardiovaskulare, iktus, sëmundje të veshkave të
fazës së fundit dhe ato në shëndetin e pasigurt.
Shkencëtarët
kanë ndjekur për 16 vite rresht 240.729 burra dhe 180.580 gra (gjatë kësaj
periudhe komplekse kanë vdekur 54.230 burra dhe 30.882 gra) duke ndarë në
nënkampionë dhe grupe në të cilën marrin peshkun dhe grupet e marrjes totale të
peshkut për të vlerësuar karakteristikat ushqimore dhe mënyrën e jetesës së
pjesëmarrësve.
Nga studimet
rezulton se si konsumimi i peshkut lidhet me rrezik më të ulët të vdekjes: 9%
më pak për burrat dhe 8% më pak për gratë, duke krahasuar sasitë më të larta me
atë më të ulët të marrjes së peshkut.
Studimi ka
shkuar më tej duke sjellë të dhëna, se për cilat sëmundje vlen konsumimi i
peshkut; rezulton se te burrat përfitimet shëndetësore lidhen me reduktimin me
37% të rrezikut për vdekshmëri nga sëmundjet kronike të mëlçisë, 20% të
sëmundjeve të frymëmarrjes, 10% sëmundjet kardiovaskulare dhe 6% rrezikun e
vdekjeve ardhur nga kanceri.
Sa u takon
grave, përfitimet kryesore shëndetësore me konsumimin e peshkut lidhen me
reduktimin e Alzheimer me 38% dhe sëmundjeve kardiovaskulare me 10%.
Kujdes!
Kujdes
veçanërisht në mënyrën se si e gatuani peshkun; nga studimi rezulton se
konsumimi i peshkut të skuqur i konsumuar në sasi të mëdha, nuk ka të njëjtat përfitime
shëndetësore për gratë, veçanërisht në zgjatjen e jetës. Madje, përkundrazi
rrezikon shëndetin e tyre, duke rritur rrezikun e vdekjes për shkaqe të
ndryshme.
Omega -3
Ekspertët
shpjegojnë se cilat janë efektet e marrjes së acideve yndyrore omega -3 për një
kohë të gjatë, yndyrat e mira që gjenden në peshq, reduktojnë rrezikon për
vdekje nga problemet kardiake te të dyja gjinitë, 15% te meshkujt dhe 18% të
grave. Edhe pse këto lëndë ushqyese kontribuojnë pozitivisht në shëndetin
kardiovaskular, si dhe në zhvillimin intelektual, nuk ka prova klinike që
tregojnë përfitime shëndetësore nga marrja e suplementeve të omega -3.
10 përfitimet shëndetësore me konsumimin e
peshkut
Nga pikëpamja
ushqyese peshku përbëhet nga 60-80% të ujit dhe përmban midis 15 dhe 25% të
proteinave me vlerë të lartë biologjike, me cilësi të shkëlqyeshme dhe
lehtësisht i tretshëm.
Në veçanti,
sidoqoftë, te peshqit kemi bollëk të acideve yndyrore të ngopura dhe të
pangopura (përfshirë omega-3), të cilat përfaqësojnë të ashtuquajturat yndyra
të mira, të dobishme në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Sheqernat,
nga ana tjetër, janë të pranishme vetëm në gjurmë. Peshku gjithashtu është
burim i kripërave minerale dhe vitaminave; në fakt përmban fosfor, kalcium,
jod, ndërsa vitamina përmban vitamina A, vitaminë D dhe disa vitamina të grupit
B.
1-Peshku është
burim i mirë i proteinave, përmban nga 15 në 25 gramë proteinë për çdo 100
gramë peshk. Ato janë proteina me vlerë të lartë, të krahasueshme me ato të
mishit dhe mund të konsiderohen si një zgjedhje e vlefshme për të shmangur
abuzimin me yndyra të ngopura të dëmshme për shëndetin tonë.
2-Peshku është
pak kalorik. Por duhet patur kujdes mënyrën se si duhet gatuar peshku, sepse në
rast se skuqet me shumë vaj, për këtë mënyrë është më mirë të gatuhet në zgarë,
në avuj, në furrë për të evituar kështu skuqjen e tij.
3- Është burim i
mirë i vitaminës D. Mbi të gjitha peshqit yndyrorë, si salmoni janë një burim i
shkëlqyer i vitaminës D që nxit absorbimin e kalciumit dhe proceset e
mineralizimit të kockave. Vitamina D njihet për vetitë e shumta mbrojtëse nga
sëmundje si Parkinsoni, Alzheimer, depresioni dhe rënia e aftësisë njohëse.
4- Përmban vitamina
të grupit B. Një tjetër arsye shumë e mirë për të konsumuar peshkun, janë edhe
përmbajtja e lartë e vitaminave të grupit B, në mënyrë të veçantë përmban
tiaminë, riboflavinë dhe niancinë, të ashtuquajtura edhe vitamina B1, B2 dhe
B3.
5-Peshku është burim
i vitaminës A. E dini se cili produkt ushqimor përmban sasinë më të madhe të
vitaminës A? Përgjigjja është ngjala. Vitamina A është thelbësore për
funksionimin e rregullt të retinës dhe shikimit dhe është një vitaminë e
tretshme në yndyrë, pra shkrihet në yndyrë; në fakt ajo është e pranishme
kryesisht te peshqit që kanë përmbajtje më të lartë të lipideve, duke
përfshirë, në fakt, ngjalat, por edhe ton.
6-Përmban yndyra
të mira sikurse është omega 3. Peshku është i pasur me omega 3, acidi yndyror
që janë shumë të rëndësishme për të garantuar mirëqenien e trupit tonë. Në fakt
këto yndyra të mira lejojnë të luftohet dhe parandalohet sëmundje
kardiovaskulare, sikurse janë infarkti dhe iktusi, si dhe reduktojnë nivelin e
kolesterolit të keq.
7-Peshku është
burim i mirë i fosforit, një mineral i nevojshëm për formimin e densitetit
kockor dhe të dhëmbëve, i domosdoshëm po kështu në disa procese për prodhimin e
energjisë. Po kështu fosfori merr pjesë në formimin e qelizave të ADN-së dhe
ARN-së, thelbësor për jetën.
8- Peshku është
i domosdoshëm për funksionimin e tiroides. Tiroidja është gjëndër e vendosur në
bazën e qafës, e cila prodhon hormonet tiroide, thelbësore për rritje të mirë,
për zhvillimin e sistemit nervor dhe për metabolizmin. Për të prodhuar sasi të
mjaftueshme, hormoni i tiroides ka nevojë për marrjen e jodit, dhe peshqit
përmbajnë jod.
9- Kjo është një
burim alternativ i kalciumit për ata që janë intolerantë ndaj laktozës. Në
fakt, sidomos për ata që janë intolerantë ndaj laktozës, peshku është një nga
ushqimet alternative për konsumimin e qumështit dhe produkteve të qumështit që
ofron një sasi të mirë të kalciumit. Kjo veti e bën peshkun një armë të mirë
për të mbrojtur kundër rrezikut të osteoporozës, edhe falë përmbajtjes me
vitaminë D.
10- Peshku është
i domosdoshëm gjatë shtatzënisë. Peshku gjatë shtatzënisë përfaqëson një
produkt ushqimor shumë të mirë gjatë periudhës së shtatzënisë. Në fakt, gjatë
muajve të parë të krijimit të fetusit dhe në vitet e para të jetës, konsumi i
duhur i peshkut favorizon zhvillimin adekuat të trurit dhe sistemit nervor të
fëmijës, në saje të kontributit të acideve yndyrore omega 3, duke favorizuar
lidhjet ndërmjet qelizave të trurit që janë përgjegjëse për transportin e
impulseve nervore.