Një ekip i udhëhequr nga profesori i psikologjisë, Phillip John Tyson përdori vëzhgime për të identifikuar më shumë se 500 persona që vuanin nga frika prej kllounëve, dhe më pas u bëri atyre pyetje.
Ja arsyet pse, sipas tyre, kllounët u kallnin datën:
Nuk mund ta dish kurrë se çfarë po mendon një klloun
Çfarë janë duke fshehur prapa gjithë atij makijazhi? Eshtë shumë e vështirë të dish çfarë po kalon nëpër mendjen e një kllouni, me një buzëqeshje apo ngërdheshje të pikturuar.
Kllounët janë të paparashikueshëm
Ata mund të veprojnë në mënyra befasuese (si përshembull kur i bien një borie). Njerëzit që janë të trembur nga akrepat thonë diçka të ngjashme, duke u shprehur se druhen që akrepi do u kërcejë papritur mbi fytyrë.
Tiparet e ekzagjeruara të një kllouni janë shqetësuese
Hunda e madhe e kuqe, koka si vezë, xhufkat e flokëve të lyera. Ata janë pothuaj si njerëz, por jo tamam.
Kllounët në filma janë të frikshëm
Joaquin Phoenix tek “Joker” apo Pennyëise tek filmi i Stephen King, “It”, janë pjesë e problemit.
Një prej zbulimeve më të çuditshme është se, për shumë prej tyre, në frikën që kanë nga kllounët nuk ka kontribuar aspak një eksperiencë e përjetuar.