Mbreti Charles po përballet me një fillim disi të vështirë të vitit 2024 – ka zëra që kërkojnë që ai të abdikojë (të heqë dorë) nga froni.
Sipas Newsweek, ka pasur thirrje që Charles t’ia kalojë kurorën Princit William, kërkesa që janë shtuar pasi mbretëresha Margrethe II e Danimarkës hoqi dorë nga froni.
Media të shumta britanike kanë botuar artikuj mbi këtë gjë, duke përfshirë Guardian që botoi një artikull me titull “Mbreti Charles duhet të ndjekë shembullin e Danimarkës – dhe të na tregojë se kur do të abdikojë”.
Thirrjet për abdikim vijnë në kohën kur Daily Beast raporton se ka njëfarë tensioni midis William dhe Charles – sepse
William dëshiron më shumë kontroll.
Charles u bë mbret pas vdekjes së nënës së tij, mbretëreshës Elizabeth II, më 8 shtator 2022. Në moshën 73-vjeçare, ai u bë personi më i vjetër që u ul në fronin britanik. Kurorëzimi i tij u mbajt më 6 maj 2023.