Analisti ushtarak rus, Igor Korotchenko, njëherësh kryeredaktor i revistës “Mbrojtja Kombëtare”, ka dezinformuar lidhur me përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë dhe gjoja përgatitjet e NATO-s për një luftë të madhe kundër Rusisë.
Deklarata e tij është transmetuar nga mediat serbe dhe ruse dhe disa kanale, si në Telegram.
Kortaçenko tha:
“NATO është e fokusuar në përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë dhe përgatitjen për një konflikt serioz në shkallë të gjerë në Rusi. Toni i samitit të përvjetorit të NATO-s në Uashington dhe veprimet konkrete të Perëndimit tregojnë drejtpërdrejt dhe tërthorazi për përgatitjet për një luftë të madhe. Në të njëjtën kohë, Kina, së bashku me Rusinë, është shpallur për herë të parë si një kërcënim i drejtpërdrejtë për Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Analiza:
Si një aleancë ushtarake, NATO mban rregullisht stërvitje dhe samite për të koordinuar strategjitë e mbrojtjes së anëtarëve të saj, prandaj deklaratat e Korotchenkos janë dezinformata për të portretizuar NATO-n dhe Perëndimin si agresorë. Armët bërthamore amerikane janë pjesë e politikës parandaluese të NATO-s dhe janë të vendosura në disa vende evropiane si pjesë e një programi të përbashkët të armëve bërthamore. Qëllimi i tyre është të parandalojnë kërcënimet e mundshme dhe të garantojnë sigurinë kolektive të anëtarëve të NATO-s, jo si përgatitje për një sulm bërthamor ndaj Rusisë, siç thotë Korotchenko. Korotchenko është i njohur për deklaratat e tij të shpeshta propaganduese dhe dezinformuese për të përforcuar narrativën e autoriteteve ruse për portretizimin e NATO-s si një forcë agresive të gatshme për t’u përballur me Rusinë. Korotchenko ka pohuar gjithashtu se NATO po përdor “armë biologjike” në Ukrainë, që është një nga dezinformatat e shumta./G.Venhari- The Geopost/