Sa të sigurta janë tregjet e kriptomonedhave sot dhe si ndihmon teknologjia blockchain në biznesin online?
Studentët e #UET morën informacione të zgjeruara mbi këto fusha nga dy prej përfaqësuesve të Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në leksionin e zhvilluar nga Departamenti i Ekonomiksit dhe Financës.
Aldion Baze, drejtor i Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregjeve Financiare të Regjistrave të Shpërndarë dhe Henri Ndreca, specialist pranë kësaj drejtorie, folën rreth alternativave të reja të investimit, si dhe bënë prezantimin e panoramës së përgjithshme të ekosistemit të kriptomonedhave, sfidat dhe rreziqet, si dhe qasjen rregullatore të Shqipërisë.

