Joe Biden refuzon të bëjë thirrje për armëpushim në Gaza
Joe Biden është i bindur në qëndrimin e tij për të mos bërë thirrje për armëpushim në Gaza, duke argumentuar se Hamasi paraqet një kërcënim të vazhdueshëm për Izraelin dhe se forcat izraelite po kërkonin të shmangnin viktimat civile. Biden u tha gazetarëve të mërkurën mbrëma se Hamasi ishte zotuar të vazhdonte sulmet e tij ndaj Izraelit.
Biden argumentoi gjithashtu se forcat izraelite kishin kaluar nga bombardimet ajrore në operacione më të shënjestruara tokësore, pasi më shumë se 11,000 njerëz në Gaza raportohet të kenë vdekur.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbështet rezolutën që bën thirrje për pauzë humanitare në Gaza
Gjashtë javë pas fillimit të luftës në Gaza, Këshilli i Sigurimit i OKB-së është mbledhur për të mbështetur një rezolutë që bën thirrje për “pauza të zgjatura urgjente humanitare për një numër të mjaftueshëm ditësh për të lejuar ndihmat” në territorin e goditur.
Malta hartoi rezolutën, e cila bën thirrje për korridore humanitare në të gjithë Rripin e Gazës dhe kërkon lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Suedia duhet t’i kërkojë falje komunitetit Tornedal për abuzimet historike
Shteti suedez dhe Kisha e Suedisë duhet të kërkojnë falje për padrejtësitë historike të kryera kundër Tornedalëve (grup etnik), ka thënë një komision i pavarur.
Komisioni i së Vërtetës dhe i Pajtimit për Tornedalët zbuloi se asimilimi i komuniteteve të tyre nga Suedia në shekujt 19 dhe 20 “dëmtoi pakicën dhe ende (sot) e bën të vështirë mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe industrive tradicionale të tyre”.
Tornedalët e kanë origjinën në fshatrat e Finlandës dhe në një moment, u vendosën në zonat e sotme të Suedisë veriore.
Studimi: Nëse bëhen së bashku vaksinat e Covid dhe gripit janë më efektive
Marrja e një doze përforcuese kundër Covid dhe një vaksine kundër gripit së bashku është më efektive sesa nëse i bëni veçmas, ka zbuluar një studim i ri. Studimi u paraqit në një samit vjetor të vaksinave në Boston, përfshiu dy grupe punonjësish të kujdesit shëndetësor në Massachusetts.